Sorensen njofton për takim me Kurtin në Paris: Tash që institucionet janë formuar, folëm për rrugën përpara të dialogut

by Nexhat

Kryeministri Albin Kurti është takuar me emisarin e BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, në Paris.

Për këtë takim njoftoi vetë Sorensen në X ku tha se temë diskutimi mes tyre ishte rruga përpara e dialogut me formimin e institucioneve në Kosovë, si dhe “aspekte të ndryshme” në normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

banner

“Takim i mirë me kryeministrin Kurti sot në Paris. Tani që institucionet në Prishtinë janë funksionale, diskutuam rrugën përpara në kuadër të Dialogut Beograd–Prishtinë dhe aspekte të ndryshme të procesit të normalizimit, të cilat janë të rëndësishme për qytetarët në terren dhe për rajonin”.

Kurti po qëndron në Paris për Forumin e Paqes.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy