Gjest fantastik nga Diomandé, sulmuesi i Realit u jep para tifozëve në Bregun e Fildishtë

by Nexhat

Yan Diomandé e ka tërhequr vëmendjen jo vetëm me paraqitjet në fushë, por edhe me një gjest human gjatë grumbullimit të Kombëtares së Bregut të Fildishtë.

Sulmuesi i Real Madridit është filmuar duke shpërndarë para për tifozët e rinj që kishin shkuar për të ndjekur stërvitjen e përfaqësueses së tyre, shkruan “SOOFOOT”.

banner

Njëri prej tyre ka treguar se Diomandé i kishte dhënë edhe ushqim, një shportë me fruta dhe 10 mijë franga CFA, që vlejnë rreth 15 euro.

Ky veprim është pritur me shumë simpati nga tifozët, të cilët e kanë vlerësuar afërsinë e futbollistit me bashkëkombësit e tij.

Diomandé po kalon një periudhë shumë të mirë në karrierë dhe është kthyer në një prej emrave të rinj më të komentuar të futbollit afrikan.

Ai ndodhet me kombëtaren për dy përballjet ndaj Gambisë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Afrikës 2027. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy