Vitia në interpelancë, shpalos historikun e trajtimit të pacientes që ndërroi jetë nga kanceri

by Nexhat

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka raportuar para deputetëve në interpelancën lidhur me rastin e pacientes me kancer, e cila ndërroi jetë.

Në fillim të fjalës së tij, Vitia ka shprehur ngushëllime për familjen e pacientes.

banner

Ai tha se, bazuar në raportet e Klinikës së Onkologjisë, pacientja ishte diagnostikuar me një sëmundje malinje me ecuri agresive.

Sipas raportit të paraqitur nga kjo klinikë, pacientja ishte diagnostikuar para gjashtë vjetësh me karcinomë të gjirit të tipit triple negative, për të cilën kishte përfunduar trajtimin sipas protokolleve përkatëse, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkaq, në dhjetor të vitit 2025, siç bëri të ditur Vitia duke iu referuar raporteve, ishte evidentuar rikthimi i sëmundjes, pas së cilës, bazuar në rezultatet e ekzaminimeve, ishte përcaktuar një linjë e re e trajtimit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy