Kritika VV’së, Presidentes e Hykmete Bajramit, a po e përgatit terrenin Vjosa Osmani për t’i hyrë garës për kreun e LDK?

by Nexhat

Para dy ditësh, deputetët e Kuvendit të Kosovës, debatuan për raportin vjetor të Komisionit Evropian. Në qendër të kritikave ishte pushteti, ndaj të cilët u shtruan çështje të shumta ana e deputetëve të opozitës. Megjithatë, debati, përveç pushtet-opozitë u ‘zgjerua’ edhe brenda vetë një partie, mes deputeteve të saj.

Bëhet fjalë për Lidhjen Demokratike të Kosovës, dhe deputetet Vjosa Osmani dhe Hykmete Bajrami.

banner

Është Osmani ajo që e para nisi ‘sulmet’ ndaj kundërshtarëve të saj që, siç u pa edhe dje, s’ishin vetëm nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, por edhe brenda LDK’së.

Osmani, mes kritikash ndaj VV’së, u sigurua që të hidhte ca edhe drejt Bajramit e Avdullah Hotit. Kritikat e saj kishin të bënin me periudhën e qeverisjes jetëshkurtër të Hotit të vitit 2020, ku Bajrami mbante pozitën e ministres së Financave.

Osmani, rikujtoi se ajo kishte kundërshtuar ndarjen e fondeve nga ana e qeverisë për bizneset në atë kohë, si masë ndihmese për to për shkak të krizës që kishte krijuar pandemia.

“Çka thanë për humbjen e fondeve? Thanë që në vitin 2020 fondet ua paskan dhënë bosave të biznesit. A e dini kush e ka kritikuar këtë në atë kohë në Parlament? E kam kritikuar unë”, tha dje Osmani.

Këto kritika ish-presidentja i bëri nga foltorja e Kuvendit edhe para deputetëve të LDK’së në një kohë ku në këtë parti ka zëra të shumtë me kërkesë për zgjedhje të reja, e shkarkim të kryetarit Lumir Abdixhiku. Osmani, paraprakisht pati kritika edhe ndaj presidentes Justina Shiroka Pula, lidhur me zhvendosjen e fotografisë së presidentit Ibrahim Rugova në zyrën e presidencës.

“Vendet e errëta në qoshe e përballë tualeteve e çnderojnë Republikën tonë dhe çdo person që mund ta ketë bërë një gjë të tillë unë i bëj thirrje ta rikthejnë aty ku e nderojnë e gjithë Kosovën. Më vjen mirë që gjithë qytetaret e Kosovës kanë reaguar për çështje të tillë. Nuk i mirëkuptoj ata që tentojnë ta përqeshin. Çështja e themeleve të shtetit ka të bëjë edhe me mbrojtën e historisë së Kosovës. Nuk është dekor, është themel i shtetit”, tha dje Osmani.

Ndaj kritikave të ish-presidentes, ka reaguar ashpër Bajrami. Kjo e fundit, fillimisht e cilësoi ‘’turiste politike’’ Osmanin, e cila, ka mbetur ‘’pa dinjitet e pa pushtet’’.

“Përgjigje turistëve politikë që kanë mbetur pa pushtet, pa dinjitet, e shpërndajnë mjegull: Mos gënjeni! Në debatin e sotëm u dëgjuan shumë të pavërteta, prandaj disa gjëra duhet t’i sqarojmë. Në vitin 2020, kur ekonomia ishte komplet e mbyllur për shkak të pandemisë, Qeveria e Republikës së Kosovës ka financuar pagat e punëtorëve të sektorit privat për një muaj, nuk ju ka dhanë para ”bosave të biznesit””, shkroi dje Bajrami në reagimin e saj në Facebook.

Më tej, deputetja e LDK’së, në reagimin e saj potencoi edhe se, kriteret për marrjen e fondeve kanë qenë të qarta duke i shpjeguar të njëjtat.

“Kriteri ka qenë i qartë: punëtorët duhej të figuronin në listën e pagave të ATK-së për tre muajt paraprakë. Ka qenë një nga pakot më transparente të mbështetjes financiare që janë realizuar ndonjëherë në historinë e shtetit të Kosovës. Disa edhe mund të ma shihni për të madhe që po merrem me njerëz që sot mohojnë edhe biografitë e tyre, të cilëve u vjen turp të pranojnë se pjesë e cilave institucione dhe shumica kanë qenë dikur”, shtoi mes tjerash Bajrami dje.

Kjo përplasje e ashpër e publike mes të dyjave po shihet edhe si formë për të vendosur autoritet në garën për të parin e LDK’së. Bajrami edhe më herët ka qenë kritike ndaj Osmanit, por edhe ndaj Abdixhikut. Ndërsa Osmani në anën tjetër, është e afërt me liderin e tanishëm të LDK’së, dorëheqjen e të cilit po e kërkojnë mjaftë figura të kësaj partie.

Ndryshe, Bajrami, së bashku me Arben Gashin dhe Përparim Ramën, janë figurat që kanë shprehur haptazi kandidaturën e tyre për kryetar të LDK’së. Të tre këta, janë shfaqur kritikë ndaj Abidxhikut, duke kërkuar dorëheqjen e tij. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy