De Bruyne mund të largohet nga Napoli

by Nexhat

De Bruyne mund të largohet nga Napoli për t’u rikthyer në Belgjikë

E ardhmja e mesfushorit belg në Itali është vënë në pikëpyetje, pasi bashkëshortja e tij, Michele, ka zbuluar se familja po mendon gjithnjë e më shumë për rikthimin në vendlindje.

banner

Sipas raportimeve të “NINA”, familja De Bruyne po has vështirësi në përshtatjen me jetën në Napoli. Fama e madhe e futbollistit ua vështirëson edhe aktivitetet e zakonshme të përditshme, duke bërë që jeta jashtë futbollit të mos jetë aq e lehtë.

Michele ka treguar se gjithnjë e më shpesh diskutojnë mundësinë e vendosjes në Limburg të Belgjikës, ku do të mund të ishin më pranë familjes dhe të kishin një jetë më të qetë.

Duket se për De Bruynen, në këtë fazë të karrierës, jeta familjare po merr gjithnjë e më shumë rëndësi sesa futbolli.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy