Kane barazon rekordin 78-vjeçar të legjendës angleze

by Nexhat

Harry Kane ka vazhduar formën e shkëlqyeshme me fanellën e Kombëtares së Anglisë, duke barazuar një rekord që qëndronte i paprekur për plot 78 vjet.

Goli i realizuar ndaj Spanjës ishte i shtati radhazi për sulmuesin e Bayern Munichut në po aq ndeshje të njëpasnjëshme si mysafir me përfaqësuesen angleze.

banner

Me këtë arritje, Kane ka barazuar rekordin e legjendës së futbollit anglez, Tom Finney, i cili kishte shënuar në shtatë ndeshje radhazi jashtë vendit për Anglinë, në periudhën nga shtatori i vitit 1946 deri në maj të vitit 1948.

Finney, i cili ndërroi jetë në moshën 91-vjeçare, e kishte mbajtur këtë rekord për gati tetë dekada.

Tashmë, Kane ka hyrë në histori duke barazuar një prej arritjeve më të veçanta të futbollit anglez, ndërsa vazhdon të shkruajë kapituj të rinj me kombëtaren e tij

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy