“Muj me hapë kompani në Tiranë e me ble rrymë prej Vuk Hamoviqit”, Janina Ymeri thotë se Kurti nuk e ka seriozisht ndalimin e tregtimit të energjisë me Serbinë

by Nexhat

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, është deklaruar për vendimin e Qeverisë për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe.

E ftuar në emisionin “Pressing” në T7, Ymeri ka thënë se deklaratat e Kurtit për ndalimin e tregtimit të energjisë me entitete serbe nuk përbëjnë garanci se një gjë e tillë do të ndodhë edhe në praktikë.

banner

Ajo ka shpjeguar se një kompani me origjinë serbe mund të regjistrohet në një shtet tjetër dhe më pas të ndërmjetësojë në shitjen e energjisë për Kosovën, duke e bërë të mundur vazhdimin e tregtisë përmes një entiteti tjetër.

“Unë muj sot me shku me hapë një kompani në Tiranë, me ia lanë emrin ‘KOSOVA ZEMRA IME’, për nacionalizëm, e me ble rrymë prej Vuk Hamoviqit”, ka deklaruar Ymeri.

Sipas saj, në këtë mënyrë mund të krijohet përshtypja se Kosova nuk po blen energji drejtpërdrejt nga një kompani serbe, ndonëse burimi i energjisë mund të jetë i njëjtë.

Ymeri ka thënë se zgjidhja nuk qëndron vetëm te deklaratat publike, por te sigurimi i kontratave konkrete me kompani nga shtetet aleate, përmes të cilave Kosova do të mund të siguronte energji elektrike me çmime më të favorshme.

Ajo ka përmendur edhe dallimin e çmimeve, duke thënë se Kosova duhet të sigurojë kontrata për blerjen e energjisë, për shembull, me 150 euro për megavat-orë, në vend të 300 eurove

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy