Mbyllet protesta e 170-të kundër qeverisë në Tiranë

by Nexhat

Është mbyllur protesta e 170-të në Tiranë. Gjatë ditës së sotme, pati tensione të herëpashershme mes policisë dhe qytetarëve.

Policia nuk ka lejuar qytetarët që të protestojnë në bulevardin kryesor përpara Kryeministrisë. Kjo ka detyruar studentët dhe qytetarët që të protestojnë, duke qëndruar në trotuare.

banner

Pikërisht në trotuare, ka pasur tensione të tjera. Efektivët u përplasën me protestuesit edhe në mënyrë të dhunshme. U kryen disa shoqërime të protestuesve.

Në News24 erdhën disa denoncime të forta, të personave që janë gjobitur me 5 mln lekë vetëm pse kanë bllokuar rrugën. Ata thanë se janë në gjendje të vështirë ekonomike dhe nuk kanë mundësi të paguajnë, duke akuzuar qeverinë se po godet të varfrit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy