Rroni, ish-banori i Big Brother VIP Kosova 5, i cili u eliminua nga gara, ka bërë një gjest të veçantë për Norën, banoren me të cilën kishte krijuar një afërsi brenda shtëpisë.
Ai i ka dërguar Norës një dron me mesazh mbështetës, të shoqëruar edhe me fishekzjarre.
Në dron shkruhej: “Nora, vazhdo deri në fund, të pres jashtë, RRONI”.
Ndërkohë, Rroni ka publikuar në llogarinë e tij në TikTok videon e këtij momenti, të cilën e ka shoqëruar me një mesazh në anglisht:
“Shpresoj që kjo të të ketë bërë të buzëqeshësh, pas gjithë ditëve të vështira që ke kaluar së fundmi”.
Ky gjest i Rronit vjen pas afrimitetit që dyshja kishte krijuar gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e BBVK-së.
Për më shumë:

