Dy banorët e Big Brother VIP Kosova 5, Bejta dhe Akili janë përplasur ashpër pas ndarjes së detyrave të shtëpisë nga kapiteni i javës.
Bejta, si kapiten i caktuar, caktoi Nichin dhe Akilin për pastrimin e banjës, vendim që u kundërshtua nga Akili, i cili e cilësoi këtë ndarje si tendencioze.
Akili iu drejtua Bejtës duke e pyetur nëse po ushtronte presion apo po përpiqej ta detyronte të pranonte detyrën.
“A je duke më bërë presion, a je duke më detyruar? Ti e ke detyrën t’i ndash punët, por unë nuk e bëj. Ti vetë dëshiron të thuash se Akili dhe Nichi janë caktuar për ta larë banjën. Dy rivalë këtu!”, tha Akili.
Përplasjen e plotë mes tyre mund ta ndiqni në videon më poshtë:

