Dyshohet se spiunonte për Rusinë, arrestohet në Britani oficeri 41-vjeçar i ushtrisë amerikane

by Nexhat

Një oficer i lartë i ushtrisë amerikane është arrestuar në Britani, nën dyshimet për spiunazh në favor të Rusisë. Bëhet fjalë për një 41-vjeçar, i cili u ndalua javën e kaluar pranë qytetit të Gloucesterit, në jugperëndim të Anglisë.

Sipas BBC, oficeri shërbente në bazën ushtarake Imjin Barracks, në Gloucestershire, ku ndodhet selia e Korpusit Aleat të Reagimit të Shpejtë të NATO-s (ARRC).

banner

Arrestimi u krye në kuadër të një hetimi për shkelje të mundshme të ligjit britanik për sigurinë kombëtare të vitit 2023. Dispozitat përkatëse lidhen me marrjen ose zbulimin e informacioneve të mbrojtura, si dhe me ndihmën e mundshme ndaj shërbimeve të huaja të inteligjencës.

Sipas informacioneve të publikuara nga mediat amerikane, i arrestuari është identifikuar si nënkoloneli Brandon Carroll Tyner, 41 vjeç, i cili shërben në ushtrinë amerikane që prej vitit 2008.

Policia britanike kundër terrorizmit konfirmoi se hetimi i është kaluar autoriteteve ushtarake amerikane, të cilat kanë marrë përsipër vijimin e tij.

Ndërkohë, sipas Washington Post, zyrtarë të njohur me çështjen kanë bërë me dije se përpara arrestimit nuk kishte prova që informacione të klasifikuara t’i ishin përcjellë Rusisë.

Deri më tani nuk janë bërë publike detaje mbi informacionet që dyshohet se mund të jenë përfshirë në këtë çështje, apo mbi lidhjet e mundshme të oficerit me shërbimet ruse të inteligjencës. /Panorama

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy