FERIZAJ/ Gjykata e dënon me një vit burgim burrin që e rrahu bashkëshorten

by Nexhat

Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit S.K., për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Kjo gjykatë, të pandehurin S.K. e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim burgimi efektiv në kohëzgjatje prej 1 viti.

banner

Sipas njoftimit të Gjykatës, “i pandehuri akuzohet se më datë 13 korrik 2026, rreth orës 20:00, në një fshat në Komunën e Ferizajt, saktësisht në shtëpinë e tij, me dashje i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarës, bashkëshortes së tij Xh.K., në atë mënyrë që pasi që i pandehuri ishte kthyer nga puna në shtëpi, fillimisht e ofendon me fjalë të rënda të dëmtuarën, e pasi e dëmtuara i thotë: ‘nuk duhet djali ynë me shku me punu te axha i tij’, i pandehuri në atë moment e sulmon fizikisht të dëmtuarën, duke e kapur – shtrënguar në krahun e djathë të dorës dhe e godet me shuplakë në fytyrë, me ç`rast të dëmtuarës i ka shkaktuar lëndim të lehtë trupor me dëmtime të përkohshme të shëndetit, të konstatuara nga eksperti mjeko ligjor në Akt Ekspertimin e datës 31 gusht 2026”

Për pasojë, me aktvendim të veçantë, të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit derisa aktgjykimi të marrë formën e prerë, por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar.

“Kjo masë të pandehurit i është caktuar me arsyetimin se është vërtetuar se i pandehuri ka kryer këtë vepër penale dhe atë me shpalljen e aktgjykimit dënues, ashtu që duke marrë parasysh karakteristikat e tij personale, sjellja e mëparshme, ambienti dhe kushtet nën të cilat ai jeton, tregojnë rrezikun se ai mund të përsërisë veprën penale”, tha Gjykata. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy