OSBE ka njoftuar për një takim që ka zhvilluar me partnerët për punën e saj në zonat e veçanta të mbrojtura në Kosovë.
OSBE, ka shprehur pritjen për takime të rregullta, me qëllim të forcimit të dialogut ndërmjet institucioneve dhe komuniteteve, zgjidhjes së çështjeve të hapura dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore e fetare në Kosovë.
”OSBE informoi partnerët për punën e saj në zonat e veçanta të mbrojtura. Si anëtare e Këshillit Zbatues dhe Monitorues (IMC), presim me padurim takimet e rregullta, të cilat synojnë zhvillimin e dialogut ndërmjet institucioneve dhe komuniteteve për zgjidhjen e çështjeve dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare në Kosovë. Së bashku.”, ka shkruar OSBE.

