173 ditë rezistencë kundër Ramës/ Greta Thunberg në krah të protestuesve në Tiranë: Dhuna shtetërore dhe korrupsioni problem madhor, bota po ndjek protestën

by Nexhat

Aktivistja e njohur Greta Thunberg ka shprehur mbështetjen për protestuesit në Tiranë, të cilët prej 173 ditësh vijojnë qëndresën kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Në një videomesazh të përcjellë nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë, ajo u solidarizua me qytetarët shqiptarë, duke vlerësuar rezistencën e tyre kundër korrupsionit, shkatërrimit të natyrës dhe dhunës shtetërore.

Thunberg u ndal veçanërisht te përballjet e protestuesve me policinë, duke denoncuar atë që e cilësoi si represion të paprecedentë ndaj qytetarëve që ushtrojnë të drejtat dhe liritë e tyre themelore. Ajo theksoi se qëndresa e shqiptarëve po ndiqet edhe jashtë vendit dhe se protestuesit kanë mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar

banner

“Jemi aktualisht në Tiranë, Shqipëri, në ditën e 173-të të protestës së pandërprerë gjatë Revolucionit të Flamingos.

Populli shqiptar ka treguar se si mund të bëhet rezistencë kundër shkatërrimit të natyrës, shitjes së vendit fuqive imperialiste, si dhe kundër dhunës shtetërore dhe korrupsionit. Dhe e gjithë kjo, thjesht duke ushtruar të drejtat dhe liritë e tyre themelore, përfshirë të drejtën për të protestuar.

Protestuesit janë përballur me dhunë dhe represion të paprecedentë nga policia dhe shteti. Bota qëndron në solidaritet me Revolucionin e Flamingos dhe po ndjek me vëmendje gjithçka që po ndodh”, deklaron Greta Thunberg.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy