Sektori i enërgjisë, Sadiku: Qeveria ka dështuar rëndë, kërkoni falje këtij populli

by Nexhat

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për dështim në sektorin e enërgjisë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Sadiku ka rikthyer premtimet e kryeministrit të vendit, Albin Kurti në kohën kur ai dhe Lëvizja Vetëvendosje ishin në opozitë.

banner

“Po flejna mbi qymyr”, thojke. “Rryma ka me u liru kur të vijmë në pushtet”, thojke. 1.1 miliard euro i kanë shpenzu për import të rrymës. E hala po blejnë. Qindra miliona euro thonë se i kanë investu në riparime të termocentraleve. Qindra miliona të tjera në subvencione e grante. E pas krejt këtyne miliardave, ku jemi sot?”, ka shkruar Sadiku

Ai ka thënë se situate sot është shumë e rëndë në Kosovë sa i përket sektorit të energjisë.

“Me masa emergjente në energji. Me ndërprerje të rrymës. Me termocentrale që bien vazhdimisht prej sistemit. Pa investime serioze në kapacitete të reja prodhuese. Pa strategji të qartë. Pa vizion energjetik. Kemi qymyr nën tokë, por s’kemi rrymë mbi tokë. Kjo nuk është veç paaftësi. Kjo është dështim i rëndë qeverisës.”, ka thënë ai.

Deputeti Sadiku ka thënë se Qeveria Kurti duhet t’u kërkojë falje qytetarëve të Kosovës për këtë gjendje.

“E më e keqja është që, pas krejt këtyne dështimeve, ende dalin e na mbajnë ligjërata për sukseset e tyre. Kërkoni more falje këtij populli!”, ka thënë ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy