Tri gola për dhjetë minuta, Barcelona mposht Villarrealin

by Nexhat

Barcelona ka marrë një fitore dramatike ndaj Villarrealit, duke triumfuar me rezultat 3-2, në një ndeshje ku katalunasit përmbysën disavantazhin prej dy golash.

Vendasit u befasuan që në minutat e para, kur Tajon Buchanan kaloi Villarrealin në epërsi në minutën e pestë, ndërsa vetëm shtatë minuta më vonë Tanitoluëa Oluëaseyi realizoi për 0-2.

banner

Barcelona pati mundësinë të ngushtonte rezultatin nga pika e bardhë, por Lamine Yamal nuk arriti të shënonte penalltinë.

Megjithatë, skuadra e Hansi Flickut reagoi fuqishëm në pjesën e dytë. Gerard Martin shënoi golin e parë në minutën e 57-të, ndërsa Fermin Lopez barazoi shifrat vetëm katër minuta më vonë.

Përmbysja e madhe u kompletua në minutën e 67-të, kur Pau Navarro devijoi topin në portën e tij pas një aksioni të rrezikshëm të Barcelonës.

Villarreali e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak, pasi Navarro u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë në kohën shtesë.

Me këtë fitore, Barcelona ruan pozitën e parë në La Liga dhe epërsinë prej tri pikësh ndaj Real Madridit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy