Festival golash në Gjilan, Drita merr fitore të ‘vështirë’ ndaj Feronikelit ‘74

by Nexhat

Kampionia në fuqi e Superligës së Kosovës, Drita ka marrë një fitore të vështirë ndaj Feronikelit ’74 në Gjilan.

Në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, Drita fitoi ndeshjen e golave ndaj Niklit, me shifrat prej 4-3.

banner

Mysafirët nga Drenasi ishin të parët që dolën në epërsi, me anë të Albin Prapashticës, në minutën e dytë.

Në minutën e 16-të, Drita e barazoi rezultatin me anë të Besnik Krasniqit, para se të shënontë golin e epërsisë në minutën e 23-të, pas golit të Eduard Rrocës.

Prapashtica sërish doli në skenë për Niklin, duke shënuar për 2-2 në minutën e 37-të.

Drita e riktheu epërsinë në minutën e 47-të, kur shënoi Blerim Krasniqi, mirëpo vetëm gjashtë minuta më vonë, Lorik Dobratiqi i Feronikelit ’74 e barazoi rezultatin sërish.

Golin e katërt për Dritën dhe për fitoren e madhe të gjilanasve e shënoi Oniks Grezda në minutën e 59-të.

Me këtë fitore, Drita shkon në kuotën e 27 pikëve në vendin e tretë, me tri pikë më pak se Malisheva në vendin e dytë dhe tetë më pak se Prishtina që është e para.

Nikli është i shtati me 15 pikë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy