Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit L.Z., në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, pasi ekziston rreziku që i pandehuri nëse lihet në liri, të ndikojë në të dëmtuarën e mitur, e cila është dëshmitarja kryesore në këtë çështje penale apo në çfarëdo mënyre edhe tek familja e të dëmtuarës.
Njoftimi:
Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit L.Z. për shkak të veprës penale Ngacmimi seksual
Fushë Kosovë, 24 Nëntor 2026 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Fushë Kosovë – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit, në çështjen penale ndaj të pandehurit L.Z., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Ngacmimi seksual nga neni 183 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjyqtarja e procedurës paraprake, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit L.Z., duke caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditësh.
Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, pasi ekziston rreziku që i pandehuri nëse lihet në liri, të ndikojë në të dëmtuarën e mitur, e cila është dëshmitarja kryesore në këtë çështje penale apo në çfarëdo mënyre edhe tek familja e të dëmtuarës.
Gjykata po ashtu vlerëson se, nëse i pandehuri lihet në liri ekziston mundësia reale që të përsërisë veprime të ngjashme ndaj të dëmtuarës së mitur, andaj duke pas parasysh rrethanat dhe mënyrën e kryerjes së veprës penale, kjo masë tani për tani mbetet e vetmja masë e cila mund të përmbush qëllimin e masës për sigurimin e të pandehurit në procedurë.
Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

