Përfaqësuesit e Listës Serbe sot janë takuar me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Reiner Rudolf.
Gjatë takimit mes tjerash është diskutuar situata aktuale politike në Kosovë dhe ”pozita e serbëve”.
Në njoftim shtohet se përfaqësuesit e Listës Serbe, kanë theksuar ‘’ veçanërisht nevojën për ndryshimin e projektligjit për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore’’.
‘’ Deputetët e Listës Serbe e njoftuan ambasadorin edhe për problemet me të cilat përballen komunat me shumicë serbe, veçanërisht sa i përket rrezikimit të kompetencave të tyre të garantuara me ligj. Ata ngritën gjithashtu çështjen e mungesës së ndarjes së mjeteve nga buxheti qendror për nevojat e popullit serb dhe për përmirësimin e kushteve të jetesës në mjediset serbe, si dhe vazhdimin e, siç e cilësojnë ata, rrënimit të paligjshëm të shtëpive serbe në Liqenin e Ujmanit, në komunën e Zubin Potokut’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

