Shiroka Pula në Bondsteel për Ditën së Falënderimeve: Mirënjohje e përhershme për SHBA-në, Kosova do ta ruajë këtë miqësi

by Nexhat

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, së bashku me të ngarkuarën me punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati mori pjesë në kremtimin e Ditës së Falënderimeve në kampin Bondsteel.

Në fjalën e saj, ajo theksoi se Dita e Falënderimeve simbolizon mirënjohjen, solidaritetin dhe vlerat e përbashkëta. Shiroka Pula ritheksoi mirënjohjen e përhershme të popullit të Kosovës për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në ditët më të vështira të historisë së vendit, në rrugën drejt lirisë dhe në ndërtimin e shtetit, sipas Presidencës.

banner

“Presidentja shprehu falënderim të veçantë për gratë dhe burrat e ushtrisë amerikane, të cilët prej afro tri dekadash kontribuojnë në sigurinë dhe paqen e Kosovës, duke shërbyer larg familjeve të tyre”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Shiroka Pula ka theksuar gjithashtu se edhe Kosova i konsideron pjesëtarët e ushtrisë amerikane pjesë të familjes dhe se përkushtimi e sakrifica e tyre kanë krijuar lidhje të veçanta me vendin dhe qytetarët.

“Në emër të qytetarëve të Kosovës, Presidentja Shiroka Pula i falënderoi për shërbimin, përkushtimin dhe sakrificën, duke ritheksuar se miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka një vend të përhershëm në zemrat e qytetarëve të Kosovës. Ajo theksoi se Kosova do të vazhdojë ta ruajë dhe ta forcojë këtë miqësi”, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy