Procesi Brdo-Brijuni në Ohër, Serbia e çon U.D. Presidentin Çupiq, nga Kosova gjatë ditës ka udhëtuar Presidentja

by Nexhat

Kryetari i Kuvendit Kombëtar dhe ushtruesi i detyrës së Presidentit të Serbisë, Aleksandar Čupić, do të marrë pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit Brdo-Brijuni, i cili do të mbahet më 26 dhe 27 nëntor 2026 në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Ndërkohë, gjatë ditës është bërë e ditur se Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka udhëtuar drejt Ohrit, ku do ta përfaqësojë Kosovën në këtë samit të liderëve të rajonit.

banner

Takimi organizohet nga presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, dhe presidenti i Kroacisë, Zoran Milanović, ndërsa nikoqire e tij është presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova.

Presidentja Shiroka Pula pritet të marrë pjesë sonte në darkën e përbashkët me liderët e rajonit, ku pjesëmarrës pritet të jetë edhe Čupić.

Në ditën e dytë të takimit, më 27 nëntor, është paraparë të mbahet seanca plenare e liderëve, si dhe takime dypalëshe.

Iniciativa Brdo-Brijuni synon të forcojë bashkëpunimin rajonal dhe të mbështesë përpjekjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit evropian dhe rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy