Mediat serbe i rikthejnë pamjet e Veselinoviqit në gjueti me autorin e emisionit rus, tani s’ka gjurmë nga ai

by Nexhat

Për vite me radhë, Zvonko Veselinoviq iu shmang syrit të publikut. Megjithatë, dy vjet më parë, ai u shfaq para kamerave të Dmitry Panovit, autorit të emisionit *Gjuetia në Rusi*. Pamjet tregojnë Veselinoviqin duke përgatitur ushqim, duke gjuajtur dhe duke ngritur dolli me mikpritësin e tij dhe një të ftuar nga Rusia. Sipas raportimeve në media, Panovi e çoi gjithashtu në një gjueti ish-presidentin e Osetisë së Jugut – i cili tani shërben si këshilltar i presidentit rus Vladimir Putin.

Dy episode të një emisioni nga krijuesi Dmitry Panov, në të cilat shfaqen Zvonko Veselinović dhe vëllai i tij Žarko, nuk janë më të disponueshme në YouTube – ato janë bllokuar.

banner

Akuzat për gjueti të paligjshme

Akuzat për gjueti të paligjshme në Serbi u ngritën nga lëvizja “Kreni-Promeni” (Lëviz-Ndrysho), e cila u ka bërë thirrje autoriteteve përkatëse të ndërmarrin veprime.

Ata pretendojnë se, gjatë viteve të fundit, qindra derra të egër janë kapur në mënyrë të paligjshme dhe janë transportuar në një kompleks gjuetie të mbyllur në malin Golija, i cili lidhet me Veselinoviçin.

Ku ndodhen Veselinoviçi dhe Radoiçiçi?

Për kujtesë, më 11 nëntor, KRIK raportoi se Zvonko Veselinoviçi kishte udhëtuar me avion nga Sarajeva për në Turqi. Dy ditë më vonë, ish-inspektori i BIA-s, Milan Zvezdanoviç, deklaroi në emisionin tonë se Milan Radoiçiçi kishte shkuar në Rusi.

Gjykata e Lartë në Beograd kishte marrë vendim për caktimin e paraburgimit deri në 30 ditë dhe lëshimin e një urdhër-arresti për Milan Radoiçiçin.

Dy ditë më parë, portali “Nova” raportoi informacione sipas të cilave Radoiçiçi dhe Veselinoviçi ndodhen në Kirgistan.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy