Specialja urdhëron publikimin e transkripteve të dëshmive të nëntë dëshmitarëve

by Nexhat

Në informimin javor të Dhomave të Specializuara të Kosovës, zëdhënësi Michael Doyle sot ka njoftuar se Trupi Gjykues urdhëroi publikimin e versioneve me më pak redaktime të transkripteve që lidhen me dëshmitë e nëntë dëshmitarëve të thirrur nga Prokuroria në gjykimin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

Ky vendim vjen pas vendimeve të mëparshme të Trupit Gjykues për publikimin e dëshmive të 67 dëshmitarëve, të cilat më herët kishin qenë konfidenciale.

banner

Sipas DHSK-së, këto vendime pasqyrojnë karakterin publik të procesit gjyqësor dhe përkushtimin e gjykatësve ndaj transparencës.

Gjatë gjykimit për krime lufte, shumica e dëshmitarëve kanë dëshmuar tërësisht ose kryesisht në seanca publike, ndërsa 61 dëshmitarë kanë dhënë dëshmi pa masa mbrojtëse.

Dëshmitë që fillimisht ishin konfidenciale vazhdojnë të rishikohen, me synimin që sa më shumë prej tyre të bëhen publike, duke garantuar njëkohësisht mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy