Mushkolaj: Vrasjet e pasluftës nuk duhet të shërbejnë si monedhë kusuritjeje mes partive politike

by Nexhat

Analisti politik Imer Mushkolaj ka thënë se vrasjet e pasluftës në Kosovë nuk duhet të përdoren si temë për përplasje politike mes partive, por të trajtohen si raste për të cilat organet e drejtësisë duhet të bëjnë përpjekje maksimale për zbardhjen e tyre.

Duke folur në Debat Plus në TV Dukagjini, Mushkolaj ka vlerësuar se në të kaluarën diskutimet për këto vrasje janë shndërruar disa herë në përplasje politike, madje edhe gjatë fushatave zgjedhore.

banner

“Për fat të keq ka ndodhur që disa herë me radhë, shpeshherë, debati për vrasjet ka shërbyer edhe si përplasje politike mes partive të ndryshme. Mund të ketë shërbyer edhe në fushata zgjedhore e kështu me radhë. Por mendoj që këto raste nuk duhet të shërbejnë si njëfarë monedhe kusuritjeje mes partive politike”, ka deklaruar ai

Mushkolaj ka theksuar se në mesin e viktimave të këtyre rasteve ka pasur zyrtarë partiakë dhe ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa ka kërkuar që institucionet e drejtësisë të angazhohen për zbardhjen e tyre.

“Është e vërtetë, janë vrarë qoftë zyrtarë partiakë, qoftë ish-ushtarë të UÇK-së dhe organet e drejtësisë duhet të bëjnë përpjekje maksimale për t’i zbardhur këto raste”, ka thënë Mushkolaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy