Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se ka njohur që një kohë Martin Berishajn dhe se ka pasur mendim të mirë për të.
Ai në emisionin Pressing në T7 ka thënë se Berishajn e njeh si malësor të Malit të Zi dhe si patriot e intelektual.
“E kam njohur Martin Berishajn vet personalisht kam pasur respekt për të. Si malësor i Malit të Zi dhe intelektual dhe patriot. Kështu kam besuar se është. Kur thotë ligji dicka ti duhet të jesh në linjë me të. Nëse më kish pyet dikush nuk e kisha besu. Kur ka dalë ajo storie më ka qit prej sistemit”, tha ai.
“Kur ka raste në proces gjyqësor, të gjithë pushtetet tjera është mirë me prit ligjin. Edhe Kurti ka mujt me thënë se e çmoj shumë por situata është ndryshe, përderisa ka një proces gjyqësor ky është i shkarkuar”, shtoi Haradinaj.
Haradinaj tutje hedhi dyshime për rolin e kryeministrit dhe presidentes në arrestimet e fundit të bëra në sektorin e energjisë.
“Dyshoj se presidentja dhe kryeministri po fshehin dicka. Pra ju siguroj se kjo është një dyshim i bazuar dhe plot instanca të ligjit e trajtojnë si dyshim të bazuar dhe si lidhje të shkurtra. Ndoshta jo vetëm të zotit Berishaj dhe Krasniqi, por edhe Osmanit dhe Kurtit”, përfundoi ai