‘‘S’i nënshtrohem kërcënimit e as presionit, më ka shkru djali i Ganisë’’, Krasniqi për reagimet pasi tërhoqi postimin

by Nexhat

Dardan Krasniqi, në Kosova Live në T7, ka folur për postimin e tij ku përmendet Gani Geci.

Ai ka thënëp se, s’ka pasur kërcënim që e ka fshirë postimin, dhe se ai, nuk i nënshtrohet as kërcënimit as presionit.

banner

‘’Kjo as s’ka pas me kërcënim, absolutisht, as nuk i nënshtrohem kërcënimit, as presionit, as nuk ka pas kërcënim ndaj meje as presion ndaj meje, nga askush hiç. Kam bë vepër njerëzore me hjek një postim, e kam bë për dinjitetin tem, për askënd. Kushdo, le të del Gani Geci, le të del secili le të dëshmon se më ka thirre e ma ka  thanë me hjek. Dardanin, e dardanat tjerë, munen me i vra, po me i kërcënu e me i frigu prej të vërtetës s’mundet kërkush. Edhe për hir të korrektësisë, ka ora 4/5, më ka shënu edhe djali i Ganisë, i cili ka qenë shumë korrekt ‘’të falënderoj që e ke tërhjek postimin, gjëje postimin e plot posto për neve s’është problem’’, ka thënë ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy