Ousmane Dembele do të largohet nga Barcelona në drejtim të gjigantit francez Paris Saint Germain.
Kësisoj katalunasit tani duhet të përshpejtojnë për transferimin e objektivit kryesor për repartin ofensivë, Yannick Carrasco.
Katalunasit prej kohësh kanë kërkuar transferimin e Carrascos, por ende pa arritur marrëveshje me Atletico Madridin.
Sulmuesi anësorë ka shprehur gatishmërinë për tu bashkuar me skuadrën nga Camp Nou, por tani skuadra angleze Tottenham Hotspur janë vënë seriozisht në ndjekje të tij.
Mirror ka raportuar se Spurs kanë kontaktuar Atletico Madridin për lojtarin dhe kanë pyetur për çmimin e tij.
Los Colchoneros duan të fitojnë rreth 25 milionë euro nga shitja e lojtarit dhe Barcelona tani duhet të përshpejtojë pasi belgu nuk do të pres edhe gjatë.
Nuk përjashtohet mundësia që katalunasit të ofrojnë shërbimet e Ferran Torres si shkëmbim për Carrascon, një ide që ishte diskutuar edhe më parë mes dy klubeve