Ballkani e “shkel” edhe në udhëtim Larnen, kualifikohet në rrethin e tretë

by informim

Ballkani ka treguar tjetër paraqitje fantastike në ndeshjen e dytë ndaj Larnes.

Kampioni i Kosovës udhëtoi për në Irlandën Veriore pas fitores 3:0 në “Fadil Vokrri” javën e kaluar.

E sonte, Ballkani triumfoi 1:4, me rezultat të përgjithshëm 7:1, shkruan Gazeta Express.

Nazmi Gripshi shënoi dy gola në pjesën e parë, kurse Albion Rrahmani e vulosi fitoren e mysafirëve.

Krejt çfarë bënë vendasit ishte goli i nderit i shënuar në minutën e 60-të të takimit.

Më pas, edhe Kryeziu shënoi njëherë për epilogun 1:4.

Në raundin e dytë, Ballkani do të ndeshet me ekipin Lincoln Red Imps.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy