Sllovenia në orë të vështira, shqiptari që ofron bukë falas

by

Një shqiptar nga Kosova është bërë lajm në mediat sllovene, pasi në këto orë të vështira për këtë vend ish-jugosllav, por pak ose aspak ballkanik në traditë, si pasojë e përmbytjeve të rënda, del në pah humaniteti i individëve si ky me emrin Alban Memqaj.

Ai, si pronar i një furre buke, u ofron falas bukë të gjithë atyre që kanë nevojë, edhe pse është fjala për një vend më standart të lartë jetese.

banner

“Nëse keni nevojë për ndihmë, furra jonë ndodhet në Novi Mesto, ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë të gjithë ata që janë në gjendje të vështirë për shkak të shiut të dendur dhe përmbytjeve.

Nëse keni nevojë për një sasi më të madhe na njoftoni pak më herët, mund të bëjmë 500 copa bukë brenda dy orëve dhe të gjitha janë nga ne, pra është falas!”, thuhet në njoftimin e pronarit Alban Memaqaj.

“Për çdo gjë mos ngurroni të na kontaktoni në numrin e telefonit 040778474”, e mbyll thirrjen ai.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy