Tahiri: Do t’i çoj në Prokurori kontratat njëburimore të KEK, vlera e tyre 72 milionë euro

by informim

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, në seancën e sotme ka thënë se ka bërë një hulumtim të shkurtë për tenderët njëburimor që janë nënshkruar nga kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi në pesë muajt e fundit. Këto kontrata, Tahiri tha se do t’i dërgojë në prokurori.

Ai ka përmendur disa nga kontratat duke thënë se “aty shihet abuzimi i madh që e ka kry Nagip Krasniqi”.

“Për me pa punën e Nagipit e kom bo një hulumtim të shkurtër edhe i kom nxjerr tenderat njëburimor në pesë muajt e fundit që i ka nënshkruar z.Krasniqi. Për pesë muaj, KEK ka nënshkruar në vlerë 72 milionë eurove 30 kontrata njëburimore, pra 30 kontrata njëburimore të Nagip Krasniqit, që besoj që është me plot të drejtë në paraburgim edhe Mimoza ka shqetësim të madh sepse e njëjta ka mund të jetë në kaluarën sepse është ndjekur politikisht nga drejtori i bordit që në atë kohë ka qenë ekspert në Prokurorinë Speciale dhe e ka shqetësim kur e sheh njeriun që e ka ndjekur si ekspert të PRSK e sheh në krye të bordit të KEK-ut.”

“Unë si Shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, do t’i deponoj të gjitha këto kontrata në Prokurori dhe jam i bindur se në përjashtim prej dy-tri që mund të kenë arsyetim, janë 27 tjera që skanë arsyetim që të lidhen në procedurë njëburimore.”

Ai i kërkoi ministres Rizvanolli që ta bëjë publik vendimin për suspendimin e Nagip Krasniqit nga detyra.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy