Dafina Zeqiri publikon një pjesë të shkurtër nga dueti me Elgit Dodën: Nuk do të shpëtoni pa vuajtur edhe këtë verë

by informim

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri ka qenë tejet aktive dhe këtë sezon verore.

Ashtu siç kishte paralajmëruar projektet nga ajo ishin të shumta dhe një të tillë pritet që ta publikojë së shpejti.

banner

Pas bashkëpunimeve të suksesshme me Yll Limanin, Getoar Selimin e Alban Skënderaj, artistja tani po sjell një duet me kantautorin Elgit Doda

Pak ditë pasi njoftuan për bashkëpunimin, Dafina në një postim që ka bërë së fundmi në rrjetet sociale ka ndarë një pjesë të shkurtër të këngës.

“Nuk do të shpëtoni edhe këtë verë pa vuajtur pak, “Si mua”, X Elgit Doda”, ka shkruar Dafina në mbishkrimin e postimit.

Natyrisht, të shumtë ishin fansat që reaguan me komente të ndryshme, të cilët me padurim presin një projekt të ri nga këngëtarja.

Ndërkohë, përveç punës me projekt, Dafina mbetet mjaft e angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore, kryesisht në trojet shqiptare.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy