Amir Rrahmani ka qenë protagonisti kryesor i Napolit në fitoren prej 1-0 në ndeshjen miqësore ndaj Augsburgut.
Trajneri Rudi Garcia nuk i përfshiu në formacionin startues yjet ofensive, si Victor Osimhen, Khvicha Kvaratskhelia apo Piotr Zielinski, mirëpo pati shumë emra nga ekipi i parë i edicionit 2022/2023, si Alex Meret, Giovanni Di Lorenzo, Mathias Olivera, Stanislav Lobotka e futbollisti i Kosovës.
Kampioni i Italisë ishte i përkushtuar duke bërë lojë konkurruese, megjithëse ishte një miqësore, por arriti të realizonte vetëm një herë.
Partenopei patën një numër të madh të rasteve për të shënuar, por nuk ia dolën deri në minutën e 63-të.
Mbrojtësi shqiptar, Amir Rrahmani, kërceu më së larti për të realizuar me kokë pas një harkimi nga këndi, ashtu që Napoli vazhdoi me serinë e qind për qindtë të fitoreve në miqësoret parasezonale.
https://twitter.com/Andrea842631710/status/1688247748099780608?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1688247748099780608%7Ctwgr%5Eb8cc10c37170118a39af87b8547f713d1c05f6ce%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fgoli-rrahmanit-koke-siguron-fitoren-e-napolit-ndaj-augsburgut%2F