Edhe pse është spekuluar se Jose Mourinho mund të largohet nga Evropa këtë verë, ai pritet ta vazhdojë qëndrimin te Roma.
Strategu portugez ka treguar se i ka refuzuar dy oferta të mëdha nga Arabia Saudite për të vazhduar drejtimin e Giallorossëve.
Saudi Pro League ka tërhequr këtë verë një numër të madh të emrave të njohur të futbollit duke i përfshirë edhe trajnerët.
“Arabia Saudite? Al Hilal dhe Al Ahli. Po. Para se të shkoja në takim, i njoftova pronarët duke u sqaruar se nuk e kisha në plan të pranoja. Në shtëpi ua thash të njëjtën gjë”.
“Në njërën anë, ndihesha si i burgosur i fjalës që ua dhashë lojtarëve në Budapest dhe tifozëve pas Spezias, duke imituar qëndrimin”.
“Por, nëse më pyesni nëse i kam refuzuar vetëm për këtë arsye, do të përgjigjem ‘jo’, jo vetëm për këtë”, citon Corriere dello Sport fjalët e Mourinhos.