Një nënë ukrainase që humbi një sy në një atentat të dyshuar është shfaqur si ylli i kopertinës në revistën “Playboy” – edicionin e parë të printuar që nga pushtimi rus.
Iryna Bilotserkovets, bashkëshorti i së cilës është ndihmës i kryebashkiakut të Kievit, Vitali Klitschko, pozoi me një maskë syri dhe bikini metalike pasi u kap në një sulm me armë vetëm tre ditë pasi Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt të vitit të kaluar.
Nëna e tre fëmijëve ishte duke vozitur veturën për në shtëpi me fëmijët e saj nëpër një lagje në Ukrainë kur makina e saj u godit nga disa plumba, shkruan The Independent.
Duke folur për revistën “Playboy” për jetën pas sulmit, ajo tha: “Mjekët në Ukrainë thanë se ndoshta do të vdisja. Unë nuk isha dakord”.
Ukrainian woman who lost an eye during the shelling got on the cover of Playboy
— Oriannalyla 🇺🇦 (@Lyla_lilas) August 7, 2023
Model Irina Belotserkovets came under fire just three days after the start of a full-scale Russian invasion of Ukraine, but despite all the tests, she became the face of the magazine. pic.twitter.com/VGmBJB4vbZ
Modelja dhe prezantuesja televizive u detyrua t’i nënshtrohej një operacioni të madh rikuperimi në një spital në Berlin dhe që atëherë është bërë një simbol i rezistencës në Ukrainë.
Gjatë operacionit, zonja Bilotserkovets humbi një sy dhe mbeti me një nofull të thyer dhe plagë të konsiderueshme në trupin e saj.
Ajo tha: “Nuk ishte fjala për të ruajtur bukurinë time; ishte një çështje nëse do të jetoja apo jo”.
Zonja Bilotserkovets u shfaq në kopertinën e Playboy si pjesë e edicionit të titulluar “Gratë qëndrojnë të forta”, e cila pasqyron “rezistencën e grave ukrainase që janë plagosur gjatë luftës, por që nuk e kanë humbur etjen e tyre për jetë”.
Duke folur për plagët e marra në sulm, ajo tha: “Qepje, plagë, plagë gjithandej; Unë isha thjesht përbindëshi i Frankensteinit. Më ishte copëtuar nofulla, si një thupër”.
“Unë nuk kam më një fytyrë të bukur, por pjesa tjetër e trupit tim është e bukur”, tha ukrainasja.
Zonja Bilotserkovets tani punon për të organizuar ngjarje për trupat ukrainase. Në një deklaratë, revista amerikane e quajti atë “heroinën” e edicionit të ri të revistës.
Ky botim shënon herën e parë që “Playboy” ka printuar një numër në 18 muajt e fundit pasi vendosi të shitej vetëm në versionin online në internet që nga fillimi i pandemisë COVID-19.