Nënkryetarja e LDK’së: Mehaj ka shikuar si spektator teksa Kurti e acaronte gjuhën ndaj KFOR-it

by informim

Nënkryetarja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar pas dorëheqjes së Armend Mehajt nga posti i ministrit të Mbrojtjes.

Ajo ka thënë se Mehaj ishte spektator “teksa kryeministri blente dronë që as në Kosovë s’mund t’i lëshonte; teksa kryeministri acaronte gjuhën ndaj KFOR-it; teksa i anulohej pjesëmarrja e ushtrisë sonë në Defender 23; teksa për punët në ministri pytej zëvendësministri”.

banner

“Ka shikuar si spektator, ministri i ardhur nga mërgata Mehaj, teksa kryeministri blente dronë që as në Kosovë s’mund t’i lëshonte; teksa kryeministri acaronte gjuhën ndaj KFOR-it; teksa i anulohej pjesëmarrja e ushtrisë sonë në Defender 23; teksa për punët në ministri pytej zëvendësministri. E për një të ulur në parada ushtarake, më mirë të dorëhiqesh. Klima albiniane e padurueshme edhe për ministrat. Por, jo për ata që i shërbejnë kontratave njëburimore, shpenzojnë rezervat e shtetit pa procedurë e ambasadorëve skandalozë-milionerë. Jo vetëm dorëheqje, përgjegjësi!”, ka shkruar ajo.

https://www.facebook.com/JLushaku/posts/253158540862984?ref=embed_post
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment


This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy