Pensionistëve do t’u lejohet hyrja pa pagesë në pishinën e Gërmisë deri në fund të gushtit

by informim

Pensionistët do të mund të hyjnë pa pagesë në pishinën e Gërmisë nga 9 gushti deri më 31 gusht, ka njoftuar “Sport Marketing” të martën.

Sipas kësaj kompanie, pensionistët duhet që te hyrja të paraqesin një dokument për të dëshmuar moshën.

banner

“Ndërmarrja publike lokale ‘Sport Marketing’ merr vendim që prej datës 09.08.2023 deri më 31.08.2023, të lejojë hyrjen pa pagesë për të gjithë pensionistët! E rëndësishme: te hyrja e Pishinës së Gërmisë duhet të dëshmohet mosha me dokument personal të identifikimit!” – është njoftuar nga Sport Marketing.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment


This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy