Pritje deri në 60 minuta në Merdar dhe Muçibabë për të dalë nga Kosova

by informim

Pikat kufitare me Serbinë, Dheu i Bardhë, Merdar, Muçibabë sot janë më të ngarkuarat nga fluksi i madh i bashkatdhetarëve të cilët po i përdorin për hyrje dhe dalje nga territori i Kosovës.

Në faqen zyrtare të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar të Ministrisë së Punëve të brendshme (MPB) bëhet e ditur se në pikën kufitare të Dheu i Bardhë për të dal nga Kosova pritjet janë deri në 30 minuta dhe kolona është deri në 200 metra.

banner

Ndërsa, në pikën kufitare Merdar për të hyrë në Kosovë pritjet janë deri në 15 minuta e për të dal deri në një orë.

Po ashtu edhe pika kufitare Muçibabë paraqitet e ngarkuar në dalje të saj, pasi pritjet janë deri në një orë. 

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy