Këngëtarja e mirënjohur, Dafina Zeqiri po punon vazhdimisht për projekte të reja muzikore.
Një të tillë artistja pritet që ta publikojë gjatë kësaj jave në bashkëpunim me kantautorin Elgit Doda.
Por, përveç kësaj dhe angazhimeve me koncerte e mbrëmje muzikore, Dafina ka zbuluar se gjithashtu është në përgatitje të një albumi të ri.
Në një postim në InstaStory, autorja e “Mali” tha se shumë shpejt pritet të lansohet një album i ri nga ajo që mban titullin “Unë jam ajo”.
Mes tjerash, Dafina duetin me Elgitin e quajti si një prej projekteve të saj të preferuara të albumit të ri.
“Një prej projekteve të mia të preferuara nga albumi i ardhshëm “Unë jam ajo”, së shpejti”, ka shkruar Dafina në njoftim.
Kujtojmë që albumi i fundit i këngëtares është “Dafinë moj”, që e solli në tetor të vitit 2021.