Qeveria miraton një projekt-udhëzim që ndalon pjesëmarrjen e fëmijëve në klube të natës

by informim

Qeveria e Kosovës ka miratuar një projekt-udhëzimit administrativ për masat e duhura parandaluese e mbrojtëse për ndalimin e pjesëmarrjes së fëmijëve në klubet e natës dhe hapësirat e tjera të ngjashme.

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë tha se kjo buron nga Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve për të mirën e fëmijëve dhe se ai synohet të realizohet përmes policisë, shërbimeve sociale, prindërve e kujdestarëve.

banner

“Pika 4 për shqyrtimin e projekt-udhëzimit administrativ për masat e duhura parandaluese e mbrojtëse për ndalimin e pjesëmarrjes së fëmijëve në klubet e natës dhe hapësirat e tjera të ngjashme. Ky projekt-udhëzim administrativ buron nga Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe është hartuar në frymën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut me qëllim të mbrojtjes së fëmijëve nga pjesëmarrja në klubet e natës dhe hapësirat e tjera të ngjashme dhe se do të mund të cenojnë jetën, dinjitetin, mirëqenien dhe interesin më të mirë të fëmijëve. Po e bëjmë këtë projekt-udhëzim administrativ dhe kjo synohet të arrihet përmes krijimit të mekanizmave dhe ndarjes së përgjegjësive e obligimeve ndërmjet policisë, shërbimeve sociale, si dhe autoriteteve publike e prindërve, kujdestarëve, pronarëve të bizneseve e personave përgjegjës si palë të treta me ndikim në situata të cilat rregullohen nga ky projekt-udhëzim”, tha Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy