Eva Longoria është fotografuar në plazhin Marbella dhe ka mahnitur shumë fansa me pamjen e saj natyrale.
Aktorja ka thënë vazhdimisht se dukjen e saj e ruan me një dietë të duhur dhe stërvitje të rregullt. Ajo praktikon katër herë në javë me trajnerin Patrick Murphy, duke u fokusuar në ushtrimet që formojnë këmbët, krahët dhe muskujt e barkut.
Si gjithmonë, lavdërimet e shumta nga ndjekësit pasuan në rrjetet sociale.
Longoria kishte veshur në pjesën e sipërme Gigi C Christina Triangle, ndërsa në pjesën e poshtme Tie-Side Bottoms që kushtojnë rreth 130 dollarë (118 euro).
Me të në plazh ishte edhe djali i saj pesëvjeçar, Santiago, të cilin e ka nga lidhja me biznesmenin Jose Basotna, me të cilin u martua në vitin 2018.
Muajin e kaluar, Eva prezantoi filmin “Flamin’ Hot”, të cilit ia bëri regjinë. Në të, ajo prezantoi historinë e jetës së Richard Montanez, i cili shpiku Flamin’ Hot Cheetos dhe kështu u bë një nga biznesmenët më të pasur në botë.