183
Mbajtja e festivalit të filmit DokuFest në Prizren është duke u kundërshtuar.
Për këtë është bërë thirrje që të protestohet të premten në qendër të qytetit historik.
Është imami i xhamisë “Suzi Zerrini”, Besim Berisha që ka bërë një thirrje të tillë përmes rrjeteve sociale.
“Jo me paratë tona, jo mbështetje financiare shtetërore”, ka shkruar Berisha,
Imami Berisha ka bërë thirrje për grumbullim në orën 14:00 në “Sheshin Shadërvan”.