Kurti pret që në takimin e 2 majit të trajtohet me urgjencë çështja e të pagjeturve

by informim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pret që në takimin e 2 majit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të diskutohet edhe për çështjen e të pagjeturve.

Kurti ka thënë se pret që kjo çështje të trajtohet me urgjencë në procesin e dialogut.

banner

“Në aneksin e marrëveshjes së Ohrit, është urgjente çështja e të pagjeturve. Dhe pres që më 2 maj, ashtu pra me urgjencë, të trajtohet çështja e të pagjeturve, e cila nuk i ka vetëm objektiv të pagjeturit, por edhe familjet e tyre dhe mbarë popullin tonë. Të pagjeturit janë në një situatë të veçantë, ku ankthi është më i madh se pikëllimi, ku zemërimi është më i madh sesa vajtimi. Andaj, pres më 2 maj, nga lehtësuesit e dialogut, siç e kemi thënë në Ohër më 18 mars, kjo çështje të trajtohet me urgjencë”, ka thënë Kurti.

Sot shënohet dita e të pagjeturve, ku bashkë me Kurtin homazhe kanë bërë edhe kryeparlamentari, Glauk Konjfuca

Mijëra shqiptarë janë të zhdukur që nga lufta e fundit në Kosovë. Serbia nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë. 

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy