Krasniqi: Kosova bëhet anëtare e Partneritet për Qeverisje të Hapur

by informim

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka bërë të ditur se Kosova është bërë anëtarja më e re e Open Government Partnership (Partneritet për Qeverisje të Hapur).

Ministri Krasniqi, përmes një postimi në platformën X (ish Twitter) ka thënë se Kosova i bashkohet pjesës tjetër të vendeve demokratike.

banner

“Me kënaqësi të madhe ndaj lajmin se Republika e Kosovës është bërë anëtarja më e re e Open Government Partnership. Ne i bashkohemi pjesës tjetër të vendeve demokratike të botës në një angazhim të përbashkët për një qeveri të hapur të përgjegjshme dhe inovative dhe për të inkurajuar angazhimin e qytetarëve në politikëbërje”, ka njoftuar Krasniqi, transmeton Telegrafi.

Partneriteti për Qeverisje të Hapur apo Open Government Partnership është iniciative globale ndër-qeveritare, e cila filloi në vjeshtë të vitit 2011 dhe si mandat ka krijimin e kushteve për një qeverisje të hapur dhe llogaridhënëse përballë qytetarëve në shtetet përkatëse.

Ky mekanizëm global obligon shtetet anëtarë të saj që të zbatojnë planet e tyre nacionale sepse në të kundërtën merren masa edhe të përjashtimit nga kjo iniciativë globale.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy