Dekanja e Mjekësisë i reagon UP-së: Akreditimi tërhiqet nëse rritet numri i grupeve të ligjëratave

by informim

Dekanja e Fakultetit të Mjekësisë, Suzana Manxhuka-Kërliu, vazhdon të këmbëngulë se nuk duhet bërë zvogëlimi i normës së ligjëratave obligative që ua mundëson asistentave të bëhen profesorë. E kontaktuar nga Gazeta Express, dekanja Manxhuka-Kërliu, thotë se edhe në rast se rritet numri i grupeve te ligjëratave, nga dy në total sa janë, do të rrezikohet akreditimi.

Kështu ka deklaruar dekanja e Mjekësisë, Suzana Manxhuka-Kërliu, një ditë pasi Universiteti i Prishtinës tha se ky fakultet “funksionon në kundërshtim me vendimin në fuqi të Këshillit Drejtues të UP-së për numrin maksimal të studentëve për grup ligjëratash”.

banner

E gjithë “zhurma” që është krijuar ka të bëjë me avancimin e një grupi asistentësh në Fakultetin e Mjekësisë, në pozitën profesor-asistent. Që sipas aktivistit Rron Gjinovci, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje po tenton t’i fus profesora disa asistentë të saj, përmes ndryshimit të normës javore të mësimit. Dekanja ka deklaruar se është e paligjshme t’i zvogëlohen orët profesorëve ekzistues, për të emëruar të rinj.

Në këtë situatë, UP ka kërkuar nga menaxhmenti i Fakultetit të Mjekësisë që të ofrojë një propozim konkret për gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare

Por, dekanja Manxhuka-Kërliu, deklaron se propozimet për konkurs për staf të rregullt i ka dërguar më 8 shkurt.

“Fakulteti i Mjekësisë ka dërguar propozimet e Këshillit të Fakultetit me 8 Shkurt 2023 për konkurs për staf të rregullt bazuar në normën e cekur në Rregulloren për të ardhura personale të fundit”, tha dekanja e Mjekësisë për Gazetën Express.

Dekanja e Fakultetit të Mjekësisë, Suzana Manxhuka-Kërliu, deklaron se drejtimet Mjekësi e Përgjithshme dhe Stomatologji, janë akredituar me dy grupe të organizimit të ligjëratave në periudhën për pesë vite, dhe nëse rritet numri i grupimeve rrezikohet humbja e akreditimit.

“Sa i përket grupeve të ligjeratave (7) në këtë rregullore ne kemi kërkuar mendim nga Agjensioni i akreditimit dhe KSHC vitin e kaluar dhe të njëjtit kanë kthyer përgjigje për FM dhe Këshillin Drejtues të UP-së se nëse aplikohet e njëjta, tërhiqet akreditimi. FM vitin e kaluar ka riakredituar programin Mjekësi e Përgjithshme dhe Stomatologji për 5 vite me dy grupe të organizimit të ligjeratave. Prandaj, në FM vazhdon të organizohen ligjërata me dy grupime ashtu siç jemi akredituar. Nuk rrezikoj me humbjen e akreditimit për dy programet me atraktive në UP. Duhet theksuar se programin Mjekësi e Përgjithshme në Kosovë e ofron vetëm FM i UP. FM, poashtu ka qenë shumë i suksesshëm vitin e kaluar meqë ka riakredituar tri programe të doktoratës. Jemi i vetmi fakultet në UP me tri programe të doktoratës”, tha ajo

E njëjta thekson se për 17 pozita profesor-asistent ka orë mësimore, por jo edhe për 32, sa ka deklaruar UP se në këtë fakultet janë “më tepër se 30 asistentë mësimorë me titull shkencor të Doktorit të shkencës të arritur deri edhe para më tepër se një dekade, të cilët plotësojnë kushtet e nevojshme për zgjedhje në thirrjen Profesor asistent, por të cilëve u është pamundësuar një gjë e tillë për shkak të mosplotësimit të normës javore të mësimit brenda vitit akademik”.

Gjithashtu, ajo thotë se për 7 vite në FM janë avancuar mbi 60 asistentë në profesorë-asistentë.

“Për 7 vite në FM janë avancuar mbi 60 asistentë në profesor-asistent, më shumë se që kanë staf në total disa fakultete në UP. Në FM janë 49 asistentë me doktoratë. Për 17 ka orë bazuar në normën aktuale në rregullore Kurse për 32 nuk ka orë. Në FM kemi rreth 400 staf akademik duke përfshirë edhe asistentë të angazhuar me kontratë kurse të rregullt janë 230. Disa fakultete të UP-së kane në Total 16 staf, disa 40 etj”, përfundoi Manxhuka-Kërliu

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy