Hovenier: Vlerësojmë përpjekjet e Rashiqit për kthimin e serbëve në Kosovë

by informim

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, njofton se sot e ka takuar ministrin serb të Qeverisë së Kosovës, Nenad Rashiq, i cili drejton Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.

Hovenier është ndalur te detyrat e Rashiqit për kthimin e serbëve në Kosovë, duke thënë se i vlerësojnë përpjekjet e tij dhe të ekipit të tij për çështjen e kthimi të serbëve që duan të kthehen.

banner

“Takim i mirë me Ministrin për Komunitete dhe Kthim, Rashiq. I vlerësojmë përpjekjet e ministrit dhe ekipit të tij për të përkrahur të gjithë ata që cilët duan ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për kthim në kushte të dinjitetshme dhe të sigurta”, thuhet në postimin në llogarinë e Ambasadorit, në Tëitter.

Hovenier tutje ka shkruar se çështja e kthimit “mbetet një prioritet i lartë për Shtetet e Bashkuara dhe partnerëvë tanë”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy