Zyrtarja e lartë e LDK-së, Jehona Lushaku – Sadriu thotë se Qeveria ka dështuar t’i sigurojë librat shkollorë për nxënësit e fillores dhe tani qytetarët do të paguajnë rreth 2 milionë më shumë.
Ministria e Arsimit tha se këtë vit, pas shumë vitesh, nuk do t’u jepen nxënësve librat, por prindërit duhet t’i blejnë e më pas të rimbursohen. Lushaku e LDK-së thotë se shtëpitë botuese nuk do t’i shesin librat me lirim, siç ia ofrojnë Qeverisë dhe se me pakicë librat do të shiten rreth 20 për qind më shtrenjtë.
Paradoksalisht, qeveria do t’i rimbursojë familjet për librat që ata i kanë blerë 20% më shtrenjtë, ndërkohë që e quan këtë metodë të re për kursim parashë. Pra, sërish nga buxheti i shtetit qeveria do të paguaj-rimbursojë një shumë 20% më të madhe për blerjen e librave shkollore”, thuhet në reagimin e zyrtares së LDK-së.
Shkrimi i plotë:
QYTETARËT E KOSOVËS DO TË PAGUAJNË RRETH 2 MILION EURO MË SHUMË PËR LIBRAT SHKOLLORË
Qeveria e Kosovës paska vendosur që familjet t’i blejnë vet librat shkollorë, meqë ka dështuar të negociojë çmimin për blerjen e tyre. Me këtë vendim u vërtetua dështimi i MASHT-it për të siguruar librat për vitin shkollor, për herë të parë në historinë e shtetit të Kosovës.
Paramendoni, Shtëpitë Botuese e kanë vet në dorë të vendosin çmimin e librave. Ato nuk do t’i shesin librat me çmimin me lirim që do të ia ofronin Qeverisë, por çmimi do të jetë deri 20% më i shtrenjtë.
Paradoksalisht, qeveria do t’i rimbursojë familjet për librat që ata i kanë blerë 20% më shtrenjtë, ndërkohë që e quan këtë metodë të re për kursim parashë. Pra, sërish nga buxheti i shtetit qeveria do të paguaj-rimbursojë një shumë 20% më të madhe për blerjen e librave shkollore.
Me këtë vendim, Qeveria e Kosovës ka vendosur që të avulloj së paku 2 milion euro nga buxheti i Kosovës, nën petkun e kursimit të parave për tekste shkollore!
Një veprim tjetër tipik populist i Qeverisë Kurti në dëm të qytetarëve e buxhetit të Kosovës!