Vdiq një grua pasi e hoqi dhëmbin te dentisti

by engel

Një grua rreth 35 vjeç është paraqitur për ta hequr një dhëmb në një klinikë në Malishevë, por asaj i është komplikuar gjendja shëndetësore për çka është dërguar në QKUK.

Drejtori i Qendrës Emergjente në QKUK, Naser Syla, e ka konfirmuar se viktima është sjellur pa shenja jete në QKUK.

“Po, është sjellë te ne në Qendrën Emergjente nga Malisheva, por edhe përkundër të gjitha masave të ndërmarra të CPR, është konstatuar vdekja. Është sjellë pa shenja jete”, ka thënë ai.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona, një burrë dhe një grua, të dyshuar për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.

Ata janë arrestuar për rastin e vdekjes së një gruaje 35-vjeçare që ka ndodhur të martën në Malishevë. Ajo ka vdekur pasi që ka shkuar në një klinikë në Malishevë për ta hequr një dhëmb dhe pastaj i është komplikuar gjendja.

Sipas Policisë të dyshuarit më vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy