Gërvalla në Këshillin e Sigurimit: Nuk ka dialog për statusin e Kosovës

by informim

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se Kosova ka dialog me Serbinë për normalizim të raporteve dhe asnjëherë për statusin e saj.

Gjatë seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Gërvalla ka thënë se çështja e statusit të Kosovës është gjë e kryer.

banner

“Kosova sot është shtet i pavarur, sovran dhe demokratik, një nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, kjo do të thotë se ne jemi duke biseduar me fqinjin tonë shumë problematik lidhur me normalizim të raporteve tona, nuk është dialog lidhur me statusin e Kosovës sepse kjo është një gjë e kryer, e njohur nga më shumë se 115 shtete anëtare të OKB-së. Por është një diskutim në Bruksel për normalizim të raporteve tona”, ka shtuar ajo.

Duke replikuar me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, zëvendëskryeministrja e Kosovës ka thënë se duke i dëgjuar deklaratat e liderëve serbë, shtrohet pyetja se a ka apo jo marrëveshje në mes të palëve.

“Kur po ju dëgjojmë sot, dhe ditët e fundit presidentin tuaj, me të vërtetë shtroj pyetjen a kemi fare marrëveshje apo nuk kemi marrëveshje nga Brukseli dhe Ohri. Me sa e kam të qartë kemi marrëveshje dhe jemi shumë të përkushtuar të zbatojmë atë që jemi dakorduar në Bruksel dhe në Ohër. Por, unë kam dyshime, pasi dëgjova gjitha këto deklarata të cilat më shumë janë për publikun e brendshëm sesa që i takojnë këtij organi të respektuar siç është Këshilli i Sigurimit. Por ne duhet të vazhdojmë, dhe do të vazhdojmë bisedimet, dhe jam e sigurt se, me këtë elitë pulitke të Serbisë apo të tjera, do të normalizojmë raportet tona, sepse nuk ka alternative tjetër”, ka thënë Gërvalla.

Gërvalla tha se “Serbia nuk ka nxjerrë mësime nga historia. Ata që janë përgjegjës për gjenocidin janë ende në krye të qeverisë serbe”.

“Presidenti aktual serb, Aleksandar Vuçiq, ishte ministër i propagandës për kriminelin e luftës Millosheviq gjatë gjenocidit kundër Kosovës. Dhe në një farë mase ai ende vepron më shumë si një ministër propagande, në vend të një presidenti”.

Ajo tha se “krahu i djathtë i të ashtuquajturit ‘Kasapi i Ballkanit’, kriminelit të luftës Millosheviq, i cili është përgjegjës për luftërat dhe gjenocidet serbe në Bosnje-Hercegovinë, në Kroaci dhe në Kosovë, është njeriu i cili sapo foli para meje. Ky njeri ka gjak pafund në duart e tij, ashtu si presidenti i tij. Nuk ka pasur asnjë fjalë për keqardhje. Në vend të kësaj, ka përbuzje për viktimat, shtrembërim të së vërtetës dhe nderim të vrasësve masiv. Fasada e një politikani ndonjëherë këngëtar nuk e ndryshon të vërtetën historike”.

“Do ta them në shqip dhe do ta them si një fjali të vetme edhe në serbisht: Ivica Daçiq është përgjegjës për vrasje masive, përdhunime si mjet lufte si dhe për krime lufte, dhe ai duhet të sillet para një gjykate për krimet e luftës. Daçiq ishte krahu i djathtë i Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit. Ai e nderoi atë si një hero dhe u bë pasardhësi i tij. Ai dhe Vuçiq ishin aleatët më të ngushtë të Millosheviqit. Ata janë bashkëpunëtorë të gjenocidit”, tha Gërvalla, .

Më tej ajo tha se “Daçiq ishte nga viti 1992 deri në vitin 2000 krahu i djathtë i Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. Ai e festoi atë si një hero dhe u bë pasardhësi i tij. Ai dhe Vuçiq ishin aleatët më të ngushtë të Millosheviçit. Ata janë bashkëpunëtorë në gjenocid”.

Gërvalla ka theksuar se Kosova është për paqen, andaj edhe pse ka përballë zyrtarë serbë si Vuçiq dhe Daçiq do të ulet të negociojë me ta.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, tha se raporti i prezantuar ka gabime dhe sa disa ngjarje të rëndësishme mungojnë, teksa shtoi se “këto mangësi nuk janë të reja”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy