Vazhdon rritja e shpejtë e euros në tregun valutor në Shqipëri, këmbehet me 110.58 lekë, më i larti në tre muaj

by Nexhat

Euro nuk është ndalur as në fund të kësaj jave, duke e mbyllur marshimin në kuotën e 110.58 lekëve, 1.5 pikë më shumë ndaj monedhës tonë kombëtare brenda 24 orëve dhe plot 4.6 pikë më shumë se ditën e hënë.

Me këtë kapërcim, valuta evropian rikthehet atje ku ishte menjëherë pas zgjedhjeve të majit. Megjithatë, pas publikimit të kursit zyrtar, pikat e këmbimit regjistruan një rënie të lehtë të euros, një sinjal se niveli 110 mund të jetë stabiliteti i ri për vazhdimin e vitit.

Ndërkohë, rritjen më të fortë të ditës e regjistroi dollari amerikan, në 102.44 lekë, ndjekur nga paundi britanik me 128.98 lekë dhe franga zvicerane me 115.70 lekë.

Teksa forcimi i kësaj jave vjen si lajm pozitiv për eksportuesit dhe familjet që presin para nga emigrantët, mbetet për t’u parë se çfarë ndikimi do të ketë tek çmimet dhe inflacioni

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy