Nëpërmjet një postimi në facebook, Kryetari i Prishtinës z.Përparim Rama e ka njoftuar publikun se sot është pranuar një donacion i vlefshëm për nxënësit e një shkolle në Prishtinë.
Ambasada Amerikane ka dorëzuar sot një donacion shumë të vlefshëm për shkollen “Ahmet Gashi” që është i mirëseardhur për përmirësimin e kushteve për fillimin e vitit shkollor.
Janë dorëzuar dhjetë kontejnerë më pajisje, mobile dhe materiale mësimore të cilat pa dyshim do të përmirësojnë kushtet mësimore për nxënësit e kësaj shkolle.
Për më tepër, nëpërmjet këtij postimi bëhet e ditur se në vitin e ardhshëm do të filloj edhe renovimi i kësaj shkolle të cilat gjithashtu do ta financoj Ambasada Amerikane.
Me këtë rast kryetari Përparim Rama e falenderoi znj.Alyson Grunder, Zëvendës Shefe e Misionit të SHBA-së dhe Kolonelin z. Ryan Conley, Shef i Zyrës për Bashkëpunim Mbrojtës për donacionin.